Rreth nesh

I bashkojmë njerëzit që kërkojnë punë dhe kompanitë të cilat punësojnë.

Kush jemi ne?

Ekipi i profesionistëve i përkushtuar ndaj ndarjes së njohurive të tyre për të nxitur rritjen personale dhe profesionale tek individët me çka bashkërisht do ta përmirësojmë procesin e kërkimit të punës dhe kandidatëve për punë.

Zgjidhjet që i ofrojmë bazohen në analiza të thella për t’i kuptuar nevojat individuale, edhe të njerëzve që kërkojnë punë, edhe të kompanive që kërkojnë kuadër.

MISIONI

Të krijojmë kushte për treg pune të hapur, transparent dhe konkurrues.

VIZIONI

Të jemi opsioni i parë për njerëzit që kërkojnë punë dhe kompanitë të cilat punësojnë.

Vlerat

Njerëzit para se gjithash

Veshja formale ≠ serioziteti në punë

Përgjegjës socialë

Empatia - aftësia, talenti, ndjenja

Balanci midis jetës private dhe punës

Biznesi është "maratonë"

Pa ego-trip

Inkurajimi i inovativitetit dhe zhvillimit personal

Përqendrimi në rritjen financiare të vazhdueshme dhe të qëndrueshme

Njihuni me ekipin tonë

Poli

Me më shumë se 20 vjet përvojë profesionale në pozicione të ndryshme drejtuese në McDonalds, Wrigley dhe Mars, por, gjithashtu, edhe si sipërmarrës dhe bashkëpronar, në janar 2018 e themelova APOD me qëllim që të fokusohem në përvojat e reja dhe të ndaj njohuritë dhe profesionalizmin tim me organizatat e tjera në rajon. Fokusi im janë njerëzit… Menaxhimi i kapitalit njerëzor në organizatë dhe kultura e saj…

Njerëzit nuk janë “mjet”, ata janë resursi ynë bazë për sukses dhe, si rrjedhojë, mesazhi im që të gjithë ne si liderë kemi për obligim të krijojmë vizion të qartë për menaxhimin e organizatës, të krijojmë kushte të jashtëzakonshme të punës dhe të sillemi me njerëzit me nivel të lartë të dinjitetit dhe respektit.

Dejan

Përvoja e tij 18-vjeçare e punës vjen nga puna në kompanitë e huaja dhe lokale, prej të cilave më e gjata ishte në Wrigley dhe Mars. I fokusuar gjithmonë te njerëzit, beson fuqimisht se vetëm me njerëzit e vërtetë në vendin e duhur mund të arrihen rezultatet e suksesshme të biznesit.

Në 15 vitet e fundit, fusha e tij e interesit ka qenë transferimi i njohurive dhe përvojave të tij përmes programeve zhvillimore në temat: planifikimi i biznesit, zhvillimi i ekipeve të shitjeve, kouçingu, negocimi, lidershipi, menaxhimi i talenteve, etj…

Mundësia për t’iu bashkëngjitur ekipit TRIVITI për të hapur horizonte të reja profesionale dhe jetësore dhe paraqet sfidë që aftësitë dhe kompetencat e fituara më tutje t’i vë në funksion të zhvillimit të njerëzve si hallka më e rëndësishme në biznes.

Branko

Marrëdhënia e Brankos me Trivitin daton që në fillimet e saj, pavarësisht se në fazën fillestare përfshirja e tij në punë ishte reduktuar në minimum. Me një përvojë të madhe të fituar nëpërmjet udhëheqjes së disa kompanive në fusha të ndryshme, në fillim të vitit 2021, Brankoja merr rol më të madh në punën e kompanisë.

Vjen në pozicionin COO dhe bëhet forca lëvizëse e ekipit të shitjeve të Triviti. Di të jetë motivues i shkëlqyer i njohur për këmbënguljen dhe kreativitetin e tij në tejkalimin e të gjitha pengesave që shfaqen në rrugën drejt shitjeve të suksesshme. Aty ku shumica e njerëzve shohin problem, Brankoja sheh sfidë.

Kur nuk është në punë ose në takim me klientët, i pëlqen të drejtojë biçikletë, të gatuajë dhe të ngas motoçikletë në rrugët e Ballkanit.

Marija

Në përvojën e saj të mëparshme 10-vjeçare të punës në fushën e biznesit dhe sipërmarrësisë, Marija pati mundësinë të njihet me mënyrën e mbajtjes së bizneseve të një numri të madh të kompanive maqedonase dhe të huaja.
E frymëzuar nga sfidat me të cilat përballen shumica e kompanive në fushën e menaxhimit të kapitalit njerëzor, si dhe nga dëshira për të punuar në zgjidhjet e mundshme për to, nga korriku 2019 u bë pjesë e ekipit TRIVITI dhe e ndjek misionin e krijimit të tregut të punës të hapur, transparent dhe konkurrues.
Personalisht beson se njerëzit e bëjnë biznesin, si rrjedhojë angazhohet për mbështetjen dhe zhvillimin e njerëzve që kërkojnë punë, si dhe kompanive të cilat punësojnë.

Simona

Duke iu bashkuar ekipit TRIVITI, Simona ka mundësinë të aplikojë përvojën e saj të fituar më parë në punën administrative të kompanisë, organizimin dhe koordinimin e proceseve të punës ndërmjet ekipeve dhe mbështetjen e Sektorit të Resurseve Njerëzore.
Aplikimi i njohurive të fituara deri më tani, si dhe mundësia për t’u përmirësuar dhe specializuar në segmentin e resurseve njerëzore si koordinatore, është mundësi e shkëlqyer për të kombinuar përvojën dhe njohuritë e reja, në mënyrë që të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.
Simona është pjesë e atmosferës së punës së kompanisë ku çdo ditë mësohet dhe investohet në zhvillimin e punonjësve, që paraqet përparësi, por edhe vlerë kryesore që e ndan me përdoruesit, bashkëpunëtorët dhe kolegët.

Marija

Interesimi për shkencat shoqërore dhe dëshira për t’i përmirësuar vazhdimisht njohuritë e saj e çuan Marinë të magjistrojë në fushën e Menaxhimit të Resurseve Njerëzore, me interes të veçantë për zhvillimin e njerëzve dhe ndërtimin e karrierës në kompanitë.
Beson fuqishëm në kulturën e mësimit të vazhdueshëm dhe investimin e kohës dhe përpjekjeve në zhvillimin personal dhe profesional. Iu bashkëngjit ekipit THRIVITY në mars 2020, ku një pjesë e detyrave dhe përgjegjësive të punës që i ka lidhen me Qendrën për Mbështetje dhe Komunikim me Përdoruesit.
Kohën e lirë e kalon në tarracën e saj të lulëzuar me kafe dhe libër.
Familja është vendi i saj më i sigurt prej ku e merr energjinë dhe i përmirëson aftësitë për planifikimin, organizimin dhe përballjen e obligimeve të shumta në të njëjtën kohë.

Janko

Prej më shumë se 20 vjet si pjesë e sektorit të hotelierisë, ka mundësinë të punojë me ekipe të përbëra nga më shumë se 15 persona. Edhe pse pa arsim formal në fushën e kapitalit njerëzor, puna me njerëz bëhet përditshmëria e tij dhe disi u imponua natyrshëm kalimi nga “banaku” në ekipin THRIVITY.
Përvoja disavjeçare në fushën e marketingut në mediat sociale, e fituar gjatë pauzave nga puna e hotelierisë, e vendos në pozicionin e koordinatorit për aktivitetet e marketingut, ku në lidhje të ngushtë me agjencinë e marketingut, përpiqet në mënyrën më të thjeshtë dhe më të kuptueshme ta afrojë historinë e Triviti te njerëzit që kërkojnë punë dhe kompanitë të cilat punësojnë.

Frosina

Frosina u bë pjesë e ekipit Triviti në gjysmën e dytë të vitit 2023, duke sjellë me vete afërsisht përvojë 10-vjeçare në pozicionet e marketingut në industri të ndryshme.

Имате некакви прашања?

Aktivator

Triviti Aktivator është doracaku për zhvillimin personal dhe profesional që lindi si rezultat i përvojës sonë shumëvjeçare praktike në fushën e zhvillimit të potencialeve, si dhe dëshirës për të promovuar kulturën e të mësuarit gjatë gjithë jetës tek individët, organizatat dhe në shoqërinë. Këtë doracak ua rekomandojmë të gjithëve që besojnë në zhvillimin e vet ose dëshirojnë të ndihmojnë në zhvillimin e dikujt tjetër.

Porosit këtu