Pyetjet e shtruara shpesh

Si mund të ndihmojmë?Kërkoni pyetjet tona të shtruara shpesh për THRIVITY.

Biografinë tuaj mund të bashkëngjitni në linkun në shpallje ose në Thrivity-CV, me të cilin ne për ju do të krijojmë profil që merr pjesë aktive në bashkimin me shpalljet.

Menjëherë pas krijimit të profilit, do të merrni mesazh në e-postën Tuaj me informacione rreth hyrjes dhe përdorimit të profilit.

Profili Juaj personal në THRIVITY në të vërtetë nënkupton krijimin e biografisë Suaj profesionale të cilën mund ta ndryshoni / përditësoni sipas nevojave tuaja dhe në të ardhmen ta shkarkoni në formatin PDF për ta përdorur edhe jashtë platformës.

Për t’u loguar në THRIVITY, fillimisht e plotësoni pjesën e regjistrimit duke klikuar në butonin “Hyni ose krijoni profil” dhe më pas “Krijoni profil”.

Në të njëjtin moment, në pjesën e sipërme të ekranit shfaqet mesazhi (në formën e pop-up) që Ju njofton se do të merrni e-mail me konfirmim të regjistrimit.

Hapeni atë e-mail dhe klikoni në linkun e konfirmimit. Në këtë mënyrë regjistrimi Juaj është i suksesshëm.

Pasi do ta konfirmoni regjistrimin, klikoni në “Hyr” dhe filloni të krijoni profilin Tuaj.

“Pozicioni i punës” nga pozicionet e punës që ofrohen, Ju propozojmë të zgjidhni atë që është më afër me pozicionin Tuaj të punës. Nëse asnjë nga pozicionet e ofruara nuk përputhet, zgjidhni “Të tjera” dhe shkruani pozicionin e dëshiruar të punës. Ky informacion do të shqyrtohet nga qendra jonë e mbështetjes së përdoruesve.

THRIVITY mbulon më shumë se 60 nën-industri. Ju propozojmë të zgjidhni atë që është më afër me pozicionin Tuaj të punës. Nëse asnjë nga pozicionet e ofruara nuk përputhet, zgjidhni “Të tjera” dhe shkruani nën-industrinë e dëshiruar. Ky informacion do të shqyrtohet nga qendra jonë e mbështetjes së përdoruesve.

Lista e kandidatëve potencialë që e marrin kompanitë pas publikimit të shpalljes është krejtësisht anonime. Kompanitë nuk janë në gjendje t’i shohin informacionet personale të kandidatit.

Nëse kompania dëshiron t’u qaset disave nga profilet e propozuara, dërgon kërkesë për kontakt, pas së cilës kandidati ka mundësinë të pranojë ose të refuzojë kërkesën.

Kandidati do të jetë plotësisht i dukshëm për kompaninë vetëm nëse ai/ajo e pranon kërkesën për kontakt. 

THRIVITY Ju bashkon me shpalljet e punës duke marrë parasysh 2 nga pozicionet Tuaja të punës:

– Pozicioni i fundit / aktual (në seksionin KARRIERA)

– Pozicioni tjetër i dëshiruar (në seksionin KARRIERA TJETËR)

Për këto pozicione të punës (nëse zgjidhen nga lista e propozuar), tashmë ka kompetenca të paracaktuara për të cilat duhet të vlerësoheni.

Pozicionet e tjera të punës që Ju janë renditur nga përvoja e mëparshme e punës do të mbeten pjesë e CV-së Suaj, por nuk do të ndikojnë në bashkimin dhe nuk kanë kompetenca të paracaktuara.

Kështu, sipas kritereve të theksuara në profilin Tuaj personal, THRIVITY Ju lidh me shpalljet përkatëse të punës.

Mund të bëni korrigjime në profilin Tuaj në çdo kohë duke zgjedhur opsionin:

RREGULLONI PROFILIN PERSONAL, duke zgjedhur seksionin përkatës dhe duke korrigjuar fushën që dëshironi të ndryshoni.

Për të krijuar profilin personal në THRIVITY, është e rëndësishme që personi të ketë mbushur 18 vjeç, respektivisht të jetë i moshës madhore.

Mund të fshini profilin Tuaj personal duke selektuar opsionin “Fshije profilin tim” i cili do të shfaqet duke klikuar në fotografinë e profilit në këndin e sipërm djathtas në menunë rënëse.

Gjithashtu, është e mundur fshirja e profilit me dërgimin e kërkesës në qendrën e kujdesit ndaj përdoruesve (në e-mail support@thrivity.mk) dhe ai do të fshihet nga baza e THRIVITY në afat prej 72 orë.

Nëse nuk jeni punëkërkues aktiv, mund të krijoni profil personal. Gjatë krijimit, në faqen e fundit të pyetjes Në mënyrë aktive kërkoj punë, nga opsioni Po/Jo, zgjidhni Jo.

Në këtë mënyrë nuk kërkoni punë në mënyrë aktive, por mund të përdorni platformën për të krijuar CV profesionale dhe për të qenë në rrjedhë me përmbajtjet edukative që do të publikohen.

Krijimi i profilit personal në THRIVITY është falas përgjithmonë.

Identiteti juaj në THRIVITY është i fshehur dhe shfaqet vetëm në situatat kur do të vendosni të pranoni kërkesën për kontakt nga kompania që jua ka dërguar. Kjo do të thotë që jeni aktivisht i pranishëm në tregun e punës, por vetëm Ju vendosni se kush dhe kur mund ta dijë atë informacion.