Rregullat dhe kushtet e përdorimit

Shoqëria për shërbime APOD SHPKNJP Gjevgeli, me seli në rr. Marshall Tito G.T.C. nr.23, 1480 Gjevgjeli, me NUAQ 7241720 (në tekstin e mëtutjeshëm “APOD”), Ju mundëson shfrytëzim të shërbimeve dhe përmbajtjeve të Platformës www.thrivity.mk në mënyrën e përcaktuar me këto Rregulla dhe kushte për shfrytëzim.

Definicione

Shprehje të caktuara të përdorura në Rregullat dhe kushtet për përdorim e kanë këtë kuptim:
“Platforma” – THRIVITY është mjet TIK, softuer aplikues, ku njerëzit krijojnë Profile personale nga njëra anë dhe kompanitë krijojnë Profile të kompanisë nga ana tjetër, sipas kritereve të përcaktuara rreptësisht, të cilat algoritmi i platformës i njeh dhe i bashkon në mënyrë adekuate.
“Rregullat dhe Kushtet e përdorimit” është nocioni për këto Rregulla dhe kushte të përdorimit si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre të njëpasnjëshme të cilët janë obligative për të gjithë Përdoruesit që e përdorin Platformën;
“Përdorues” është çdo person fizik ose juridik, i cili është i regjistruar në Platformën dhe i përdor shërbimet dhe përmbajtjet e saj, por i përfshin Kompanitë dhe Individët.
“Kompania” është person juridik i cili është i regjistruar në Platformën, me qëllim të përdorimit të përmbajtjeve të Platformës, hulumtimit të tregut të punës dhe publikimit të konkursit/dhe për gjetjen e kandidatëve potencialë për punësim/angazhim/stazh të praktikantit/aftësim profesional.
“Profili personal” është profil i Përdoruesit i cili është person fizik, i krijuar me qëllim të përdorimit të përmbajtjeve të Platformës, si dhe kërkim të punës/angazhim/stazh të praktikantit/aftësim profesional.
“Konkursi” është përmbajtje që përbëhet dhe publikohet në Platformën nga Kompanitë për qëllimet e punësimit/angazhimit/stazhit të praktikantit/aftësimit profesional. Publikimi i një (1) konkursi ka të bëjë veçanërisht me një (1) vend pune, nga një institucion, në një (1) ose më shumë qytet/e.
“Profili aktiv” është profil personal i Përdordoruesit i cili ka plotësuar të dhënat plotësisht ose pjesërisht në Platformën, e cila kërkon punë/angazhim/stazh të praktikantit/aftësim profesional, e për atë qëllim e ka zgjedhur opsionin adekuat dhe Platforma e njeh në procesin e lidhjes (matching) me Kompanitë .
“Profil pasiv” është profil personal i Përdoruesit i cili ka plotësuar plotësisht ose pjesërisht të dhënat në Platformën, por nuk kërkon në mënyrë aktive punë/angazhim/stazh të praktikantit/aftësim profesional, për atë qëllim e ka zgjedhur opsionin adekuat dhe Platforma nuk e njeh në procesin e lidhjes (matching) me Kompanitë.

Përdorimi i Platformës

Regjistrimi dhe përdorimi i Platformës nga Përdoruesit është falas. Shërbimi për përzgjedhje automatike dhe shpallje të konkursit nga Kompanitë përllogaritet dhe arkëtohet në pajtim me Çmimoren ekzistuese të publikuar në Platformën

Shërbimi për kërkim të vendeve të punës (job search) është i disponueshëm vetëm për Kompanitë dhe mundëson kërkim në bazë të kritereve të dhënë në konkursin. Rezultatet nga kërkimi janë paraqitur si të dhëna statistikore, pa identifikim të Përdoruesve dhe pa mundësi që Kompania të kontaktojë me kandidatët potencialë. Kushtet e përdorimit të shërbimit për kërkim të vendeve të punës (job search) janë cekur në Çmimore.

Profili i Kompanive është i dukshëm plotësisht për të gjithë Përdoruesit e regjistruar në Platformën dhe për vizitorët e Platformës që nuk janë regjistruar. Profili i Kompanisë është pjesërisht i dukshëm me të dhënat në vijim: emri i Kompanisë, logoja, adresa, shteti, kontakti, industria, vetëm nëse Kompania e zgjedh opsionin adekuat.

Konkursi i Kompanive publikohet në kuadër të Platformës, përkatësisht do të jetë i dukshëm dhe i disponueshëm për të gjithë vizitorët e Platformës, si dhe i shpërndarë publikisht në mediat sociale që i përdor Platforma për promovim.

Profili personal i Përdoruesin, përfshirë të gjithë të dhënat të cilat Përdoruesi i ka cekur në Platformën, janë të dukshëm vetëm për Përdoruesin e atij Profili personal, por nëse Përdoruesi e zgjedh opsionin profil aktiv, Platforma do ta përfshijë në procesin e lidhjes (matching) me Kompanitë.

Platforma mundëson mbështetje teknike të Përdoruesve përmes procesit të automatizuar të lidhjes (matching) në mënyrë që i përpunon kriteret për filtrim dhe lidhje (Filtering & Matching Criteria) dhe sigurohet listë anonime të kandidatit/ëve për pozicionin përkatës me: përqindje të lidhjes (matching) sipas vetëvlerësimit të kompetencave, përqindje të plotësimit të profilit, qyteti, mënyra në të cilën është propozuar kandidati (sipas vendit aktual/të fundit ose të ardhshëm/të dëshiruar të punës), statusi momental (i/e punësuar ose i/e papunësuar), data e bashkimit me konkursin dhe informatën nëse kandidati ka qenë i ftuar më parë për vendin e njëjtë të punës nga kompania e njëjtë” nga Përdoruesit e regjistruar në Platformën me profile personale aktive, në Kompaninë e cila ka shpallur konkurs.
Kompania vendos në mënyrë të pavarur dhe diskrecionale se cilat nga kandidatët e propozuar nga lista anonime do t’i ftojë të aplikojnë dhe do ta informojë Përdoruesin për Kompaninë dhe konkursin e publikuar dhe do ta njoftojë se mund të aplikojë në vendin e hapur të punës në konkursin e Kompanisë me klik në linkun për aplikim. Nëse Përdoruesi, e pranon ftesën nga

Kompania për aplikim për pozitën e caktuar, përmes klikimit të linkut për aplikim, Profili personal i Përdoruesit me të gjitha të dhënat personale do të jetë i dukshëm për Kompaninë e cila e ka dërguar ftesën dhe do të konsiderohet se Përdoruesi është paraqitur në konkursin për vendin e caktuar të punës.

APOD nuk garanton se Përdoruesi i Profilit personal do ta pranojë ftesën për aplikim në konkursin nga Kompania. Përdoruesi i Profilit personal ka të drejtën e plotë dhe diskrecionin për ta pranuar ose refuzuar ftesën për aplikim në konkursin. Nëse Përdoruesi i Profilit personal në afat prej 72 orësh nuk e pranon ftesën për aplikim në konkursin për vendin e caktuar të punës, do të konsiderohet se ftesa është refuzuar dhe Përdoruesi nuk do të mund të aplikojë për konkursin konkret në atë mënyrë. Derisa ftesa për aplikim në konkursin nuk është pranuar nga Përdoruesi, Kompania e cila e ka ftuar nuk do të mund ta shohë Profilin personal të atij Përdoruesi.

Kompania do të mund ta shohë vetëm profilin/profilet e përdoruesit/Përdoruesit që e kanë pranuar ftesën për aplikim përmes klikimit të linkut adekuat në porosinë e dërguar. Pranimi i ftesës për aplikim nga Përdoruesi/Përdoruesit, nuk është garanci, as obligim për Kompaninë për kontakt të mëtutjeshëm, përfshirje në procesin e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së Përdoruesit/Përdoruesve për vendin e publikuar të punës. Kompanitë janë të detyruar që t’i respektojnë në mënyrë adekuate dispozitat e Ligjit për marrëdhënie pune dhe/ose rregulla tjera të zbatueshme varësisht nga qëllimi përkatësisht pozita gjatë hartimit dhe publikimit të konkurseve për pozicionet, gjatë procesit të përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kandidatit/ëve, si dhe gjatë lidhjes së kontratës për punësim, angazhim, stazh të praktikantit, aftësim profesional dhe ngjashëm dhe realizim të të drejtave dhe obligimeve ligjore dhe kontraktuese nga marrëdhënia e kontraktuar. Ndalohet përdorimi i Platformës për çfarëdo qëllime tjera, përveç për ato për të cilat është paraparë dhe dedikuar.

Mbrojtja e të dhënave personale

Me regjistrimin në Platformë, Përdoruesit japin pëlqimin e tyre për APOD për përpërpunimin e të dhënave të tyre personale për qëllime të përdorimit të Platformës dhe për promovimin e shërbimeve dhe aktiviteteve në Platformë. Kur Kompania, për nevojat e hulumtimit të tregut të punës, punësimit/angazhimit/stazhit të praktikantit/aftësimit profesional, harton dhe publikon konkurs sipas kritereve të paracaktuara, Platforma i përpunon kriteret e filtrimit dhe lidhjes (Filtering & Matching Criteria) dhe gjeneron listë të kandidatëve të mundshëm me përqindje të lidhjes (matching). Lista e Përdoruesve (Profile Personale aktive) të cilën e merr Kompania është e koduar dhe përmban disa të dhëna filtruese (përqindja e lidhjes sipas vetëvlerësimit të kompetencave, përqindja e plotësimit të profilit, qyteti, mënyra në të cilën është propozuar kandidati (sipas pozitës aktuale/të fundit ose të radhës/Pozicioni i dëshiruar i punës), statusi aktual (i punësuar ose i papunë), data e lidhjes me konkursin dhe informacioni nëse kandidati është ftuar më parë për pozitën e njëjtë të punës nga kompania e njëjtë) në bazë të të cilave Kompania nuk mund ta identifikojë Përdoruesin.

Nëse Kompania dëshiron të hyjë në kontakt me ndonjë prej Përdoruesve të Profilit personal nga lista atëherë dërgon ftesë për aplikim në konkursin, të gjeneruar përmes Platformës si SMS dhe email, të cilën Përdoruesi mund ta pranojë ose refuzoj. Gjegjësisht, nëse Përdoruesi i Profilit personal në afat prej 72 orësh mund ta pranojë ftesën për aplikim në konkursin për pozicionin e caktuar të punës, do të konsiderohet se ftesa është refuzuar. Me arritjen e ftesës për aplikim, Përdoruesi i Profilit personal ka mundësi për ta parë në mënyrë të detajuar konkursin e Kompanisë e cila e ka dërguar ftesën.

Me pranimin e ftesës për aplikim në konkursin për pozicion të caktuar të punës përkatësisht përmes klikimit të linkut përkatës për aplikim në porosinë e dërguar, Përdoruesi i Profilit personal jep pëlqim për përpunim të të dhënave personale nga Kompania dhe vetëm në atë rast Profili personal me të dhënat e shënuara është i dukshëm për Kompaninë.

Të gjitha kompanitë janë të detyruara të respektojnë parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të marrin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar sekretin dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale të Përdoruesve në të cilat kanë pasur qasje përmes pranimit të ftesës për të aplikuar, gjatë procesit të përzgjedhjes, komunikimit me kandidatin/ët ose në ndonjë mënyrë tjetër. APOD nuk është përgjegjës për zbulimin e paautorizuar ose çfarëdo forma të paligjshme të përpunimit të të dhënave personale të përdoruesve (profileve personale) nga Kompania dhe do të përjashtohet nga përgjegjësia për kompensim për çdo dëm material dhe/ose jomaterial që mund të shkaktohet drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Pronësi intelektuale

Shenjat, logot dhe sloganet, përmbajtjet, vizatimet e publikuara dhe të përdorura nga Platforma, interfejsi (pamja) dhe dizajni i Platformës, kodi burimor për aplikacionin e softuerit, algoritmi APOD, si dhe bazat e të dhënave që rezultojnë nga operacioni të Platformës janë pronësi intelektuale e APOD në pajtim me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta dhe Ligjin për pronësi industriale.

Të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, si dhe të drejtat e pronësisë industriale gëzojnë mbrojtje penale, civile dhe kundërvajtëse.

Ndalohet rreptësishtë çdo lloj i shkarkimit, përdorimit, kopjimit, modifikimit, shitjes, shpërndarjes së paautorizuar ose keqpërdorim tjetër i pronësisë intelektuale të APOD. Në rast të çfarëdo lloji të keqpërdorimit APOD do të jetë i autorizuar t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me ligjin. Ndalohet shkarkimi, përdorimi, kopjimi, modifikimi, shitja, shpërndarja e paautorizuar ose keqpërdorimi i pronësisë intelektuale të personave të tretë ose Përdoruesve e cila është e publikuar në Platformën dhe/ose është cekur në Profilet dhe konkurset.

APOD nuk do të jetë përgjegjës në rast të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale të Përdoruesve ose personave të tretë të cilët kanë ndodhur drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes Përdorimit të Platformës.

Besueshmëria e të dhënave, përmbajtja joadekuate
dhe përgjegjësia e mbrojtjes

Shënimi dhe përdorimi i të dhënave të besueshme dhe adekuate gjatë krijimit dhe plotësimit të Profileve, si dhe gjatë hartimit dhe publikimit të konkurseve, është detyrë dhe përgjegjësi e plotë e Përdoruesve.

I nxisim Përdoruesit tanë t’i plotësojnë, ndryshojnë rregullisht, përkatësisht t’i përditësojnë në mënyrë adekuate të dhënat e tyre në Platformën.

APOD e ruan të drejtën, sipas njoftimit përkatës, të bllokojë dhe të heqë, përkatësisht të fshijë Profil të rremë të përdoruesit ose Profil përmes të cilit kryhet keqpërdorimi, pa njoftim dhe arsyetim paraprak. APOD e ruan të drejtën, sipas njoftimit përkatës, të heqë përkatësisht të fshijë konkurs të publikuar të Përdoruesit me përmbajtje të pavërtetë, joadekuate, jomorale ose fyese, pa njoftim dhe arsyetim paraprak. Platforma, përkatësisht APOD, nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të futura në Profilet e Përdoruesve ose të cekura në konkurset e publikuara. Platforma, përkatësisht APOD, do të përjashtohet nga përgjegjësia për kompensim të çfarëdo dëmi material dhe/ose jomaterial që mund të shkaktohet drejtpërdrejt ose tërthorazi për shkak të përdorimit të të dhënave jo të besueshme ose keqpërdorimit të të dhënave dhe/ose konkurseve nga Përdoruesit.

Ndryshime, pranimi i Rregullave dhe kushteve, e drejta e zbatueshme dhe kompetenca gjyqësore

APOD e ruan të drejtën e ndryshimit të këtyre Rregullave dhe Kushteve të përdorimint, si dhe heqjes (përkohësisht ose përgjithmonë), plotësimit ose modifikimit të shërbimeve ose cilado përmbajtje e Platformës pa obligim për njoftim paraprak. APOD e ruan të drejtën, përkohësisht ose përgjithmonë, të ndalojë funksionimin e Platformës, në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak. APOD nuk mban përgjegjësi për asnjë dëm që mund të ndodhë në këto raste.

Me regjistrim në Platformë, ju deklaroni se i keni lexuar, kuptuar dhe pranuar plotësisht këto Rregulla dhe Kushte të përdorimit. Me përdorimin e përmbajtjeve dhe shërbimeve të Platformës, konsiderohet se Përdoruesit në çdo moment janë të njohur me këto Rregulla dhe Kushte të përdorimit dhe se ata i kuptojnë dhe i pranojnë plotësisht ato. Këto Rregulla dhe Kushte të përdorimit, si dhe të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tyre të mëvonshme janë të detyrueshme për të gjithë Përdoruesit që e përdorin Platformën.

Gjatë ndryshimit të Rregullave dhe kushteve për përdorim do ta rishikojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqe. Vizitoni kohë pas kohe Rregullat dhe kushtet e përdorimit që të njoftoheni me ndryshimet eventale.

Nëse nuk pajtoheni me këto Rregulla dhe kushte të përdorimit dhe/ose me Politikën e privatësisë, Do t’ju kishim lutur të mos qaseni dhe/pse përdorni Platformën tonë.

Për të gjitha pyetjet ndërmjet APOD dhe Përdoruesve krahas dispozitave të këtyre Rregullave dhe kushteve për përdorim dhe Politikës së privatësisë aplikohen edhe rregullat pozitive juridike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rast të kontesteve potenciale ndërmjet APOD dhe përdoruesve, që mund të dalin nga përdorimi i Platformës, e të cilët nuk ka mundësi që të zgjidhen me ujdi, kompetent do të jetë gjykata kompetente në Shkup.

Kontakt: support@thrivity.mk
Shoqëria për Shërbime APOD SHPKNJP Gjevgjeli
rr. Marshall Tito G.T.C. nr.23 1480 Gjevgjeli
Publikuar më: 14.07.2023