KRIJIMI I KULTURËS ORGANIZATIVE
Kultura organizative “e shëndetshme” kontribuon në rritjen e produktivitetit, zhvillimit, efikasitetit dhe e redukton ndjeshëm fluktuacionin e fuqisë punëtore.
Kultura organizative (Identiteti i organizatës) – besimet, vlerat dhe parimet që përcaktojnë thelbin e ekzistimit të organizatës dhe sjelljen e anëtarëve brenda dhe jashtë saj.
Disa nga fushat e përfshira në këtë pjesë janë:
– Krijimi i vizionit, misionit dhe vlerave të kompanisë
– Stili i liderit
– Mënyra e komunikimit
– Normat e sjelljes
– Simbolet
– Sjellja ndaj shoqërisë dhe komunitetit
– Forma e strukturës organizative
– Marrëdhënia ndaj bashkëpunëtorëve
– Marrëdhënia ndaj punës
– Balanci midis jetës private dhe punës
– Marrëdhënia ndaj mundësive… (kapitali njerëzor)
PLANIFIKIMI I FUQISË PUNËTORE – kapitali njerëzor
Planifikimi i fuqisë punëtore (Workforce management) nënkupton procesin që do t’i sigurojë organizatës disponueshmërinë e kapitalit njerëzor për nevojat e biznesit, sot dhe në të ardhmen në mënyrën më efektive.
Disa nga fushat e përfshira në këtë pjesë janë:
– Për njeri / pozicioni i punës, planifikimi i detyrave ditore dhe lidhshmëria me pjesën tjetër të organizatës
– Analiza e rreziqeve, lidhur me pozicionet e punës / bashkëpunëtorët
– Sistemimi i drejtë i bashkëpunëtorëve të talentuar sipas divizioneve, sektorëve…
– Identifikimi i numrit të nevojave të ardhshme të vendeve të punës dhe bashkëpunëtorëve përkatës me aftësitë e nevojshme
– Identifikimi i vendeve të punës që mund të mos ekzistojnë në të ardhmen
– Hartimi i planit për zhvillimin e aftësive të bashkëpunëtorëve në lidhje me nevojat dhe dobësitë momentale
– Balanci midis jetës private dhe punës
– Prezantimi i programit të Menaxhimit të Talenteve
RROGAT DHE BENEFICIONET
Procesi i krijimit të beneficioneve financiare dhe jofinanciare për punonjësit e organizatës – Politika e rrogave dhe beneficioneve.
Disa nga fushat e përfshira në këtë pjesë janë:
Identifikimi i pozicioneve kryesore të punës dhe kuadrit me potencial për zhvillim në mënyrë që të zhvillohen punonjësit dhe të plotësohen pozicionet e ardhshme menaxheriale – të liderit.
– Identifikimi i pozicioneve kryesore të punës në organizatën dhe projeksioni i nevojave për të ardhmen
– Krijimi i rrugës zhvillimore në organizatë
– Identifikimi i potencialit (Talent Pool)
– Krijimi i rrugës zhvillimore individuale
– Hartimi i programit zhvillimor individual
– Zbatimi i programit zhvillimor
PROCESI I REKRUTIMIT
– Përgatitja e përshkrimit të vendit të punës
– Këshillimi lidhur me kushtet e punës
– Vlerësimi i aftësive të nevojshme (Aftësitë teknike, personale dhe menaxheriale / të liderit)
– Përgatitja e shpalljes
– Organizimi i publikimit
– Procesi i përzgjedhjes (Intervista preliminare) dhe propozimi, rekomandimet
– Intervista përfundimtare
– Propozimi për punësim