Kjo politikë e privatësisë i referohet www.thrivity.mk (në tekstin e mëtejmë “Platforma”) në pronësi të Shoqërisë për shërbime APOD SHPKNJP Gjevgjeli, me seli në rr. Marshall Tito G.T.C nr. 23, 1480 Gjevgjeli, me NUAQ 7241720 (në tekstin e mëtutjeshëm “APOD”) dhe jep informacione për mënyrën e përpunimit të të dhënave të vizitorëve dhe Përdoruesve të Platformës nga APOD.
APOD është i përkushtuar në mbrojtjen e privatësisë së Përdoruesve. Përpunimi i të dhënave personale në Platformën bëhet në pajtim me këtë Politikë të privatësisë, rregullat e brendshme të APOD dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kategoritë e të dhënave
Gjatë vizitës së Platformës, serveri krijon logë për çdo vizitor, përkatësisht e regjistron adresën e Protokollit të Internetit (IP) të Vizitorit/Përdoruesit dhe të dhëna të tjera teknike, si data/ora e kërkesës, faqja e kërkuar e internetit me lokalizuesin universal të resurseve (URL) , kodi HTTP dhe bajte që servohen gjatë vizitës. Logët në nivel sistemor përdoren vetëm për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve brenda infrastrukturës së Platformës. Këto logë të serverëve mund të përdoren gjithashtu për të testuar modelet e trafikut të internetit sipas ditës ose ditës së javës dhe për administrim efikas të faqes së internetit. Resurset adekuate të pritjes dhe rregullimi i mirë i performancës së faqes së internetit mund të ndihmohen duke analizuar logët e serverëve të faqes së internetit. Vetëm administratorët e autorizuar (super admin) kanë qasje në këto logë, të cilët janë përgjegjës për funksionimin normal të sistemeve, bekape dhe përplotësime.
APOD përpunon të dhënat e Përdoruesve (emri, mbiemri, emri i kompanisë, adresa e postës elektronike /numri i telefonit) ) vetëm nëse i jepni vullnetarisht për t’u regjistruar në Platformë, përdorimi i shërbimeve të saj dhe për të marrë mesazhe informuese. Përdoruesit kanë mundësinë të regjistrohen me llogarinë e tyre në Facebook ose Google.
Gjatë krijijimit ose plotësimit të Profilit në Platformë, Përdoruesi i regjistruar jep vullnetarisht të dhëna personale. Disa fusha në Profil janë shënuar si të detyrueshme dhe disa janë opsionale. Nëse nuk jepni të dhënat e detyrueshme për një aktivitet caktuar që e kërkon atë, nuk do të lejoheni të angazhoheni në atë aktivitet ose të vazhdoni me hapat e ardhshme në krijimin e Profilit dhe aktivizimin e tij. Potencojmë se APOD nuk ka qasje në të dhënat që i jepni në profilin tuaj, por Platforma grumbullon automatikisht të dhënat e Përdoruesve, si p.sh. numrin e profileve për pozicion pune për Përdoruesit, dhe i gjeneron ato si të dhëna të grumbulluara në Platformë . Këto të dhëna nuk e identifikojnë Përdoruesin. APOD i përdor këto të dhëna (numri total i profileve sipas pozicioneve të punës) për qëllime statistikore dhe analitike me qëllim përmirësimin e përmbajtjes dhe funksionalitetit të Platformës dhe për informacione të përgjithshme për Përdoruesit dhe/ose palët e treta.
Për momentin Platforma nuk përdor Skedarë (“Cookies”).
Qëllimet e përpunimit të të dhënave personale
Të dhënat personale përpunohen vullnetarisht në bazë të pëlqimit nga Përdoruesit dhe vetëm për qëllimin për të cilin janë mbledhur. APOD i përpunon të dhënat tuaja personale për t’ju mumdësuar qasje përkatësisht regjistrim dhe përdorim të Platformës dhe shërbimeve tjera.
Të dhënat që i mbledhim ruhen në pajtim me ligjin dhe periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të përpunimit.
APOD i përdor të dhënat e Përdoruesve që të krijohen të dhëna përmbledhëse për qëllimet statistikore dhe analitike në drejtim të përmirësimit të përmbajtjes dhe funksionalitetit të Platformës dhe për informim përmbledhës të Përdoruesve dhe/ose personave të tretë.
Gjatë regjistrimit të Platformës, Ju ofrohet mundësi për të dhënë pëlqim për shfrytëzim të të dhënave Tuaja personale (emri, mbiemri, email adresa) për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë përkatësisht që të merrni Newsletter dhe mesazhe promotive për shërbimet dhe aktivitetet e APOD.
Nëse nuk dëshironi të merrni më shumë mesazhe promotive, mund ta tërhiqni në çdo kohë pëlqimin e tillë, nëse i ndiqni hapat për çlajmërim (unsubscribe) që janë shënuar në fund të mesazhit ose nëse na drejtoheni neve.
Ju lusim kini parasysh se mund t’Ju dërgojmë kohë pas kohe informacione të rëndësishme lidhur me shërbimet, përmbajtjen dhe funksionimin e Platformës. Këto njoftime nuk bëjnë pjeës në marketingun e drejtpërdrejtë.
Të drejtat e subjektit të të dhënave personale
Përdoruesit si subjekte të të dhënave personale kanë të drejtën e qasjes në të dhënat personale përkatësisht të drejtën për t’u informuar për përpunimin e të dhënave personale, të drejtën për të kërkuar kufizim të përpunimit, të drejtën e kundërshtimit në APOD kundër përpunimit të të dhënave personale, të drejtën e transferimit të të dhënave, si dhe të drejta tjera të parapara me ligj dhe rregullat e zbatueshme që mund t’i realizojnë me parashtrim të kërkesës në adresën elektronike në vijim support@thrivity.mk.
Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të kërkojë korrigjim përkatësisht plotësim, ndryshim, fshirje ose ndërprerje të përpunimit të mëtutjeshëm të të dhënave personale me parashtrim të kërkesës në adresën e ardhshme elektronike support@thrivity.mk.
APO është i detyruar që t’i përgjigjet subjektit të të dhënave personale, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
Përdoruesit mund që në çdo kohë të qasen, ndryshojnë ose fshijnë të dhënat e tyre personale përmes hyrjes në Platformën me emrin dhe fjalëkalimin e tij dhe me hyrje në seksionin “Profil”. Nëse Përdoruesi dëshiron ta çaktivizojë përkatësisht fshijë Profilin duhet të dërgojë kërkesë në adresën elektronike në vijim support@thrivity.mk ose atë ta bëjë vetë duke zgjedhur opsionin “fshije profilin tim” nga menyja lart në këndin e djathtë të ekranit. Me çaktivizimin përkatësisht fshirjen e Profilit do të fshihen të gjitha të dhënat për Përdoruesin e Platformës.
Nëse subjekti i të dhënave personale konsideron se mënyra në të cilën APOD i përpunon të dhënat e tij personale i shkel dispozitat e Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, mund të parashtrojë kërkesë në Agjencinë e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, në pajtim me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Fshehtësia, mbrojtja dhe zbulimi i të dhënave
APOD ndërmerr dhe zbaton masa adekuate teknike dhe organizative për sigurimin e fshehtësisë dhe mbrojtjes gjatë përpunimit të të dhënave personale për parandalim të zbulimit ose qasjes së paautorizuar ose keqpërdorimit të tyre eventual në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rregullave të brendshme. Të gjitha personat e APOD që kanë qasje në të dhënat personale janë të obliguar t’i ruajnë të dhënat personale si konfidenciale dhe të trajnuar që të sigurojnë fshehtësi dhe mbrojtje gjatë përpunimit të tyre.
Me regjistrim në Platformën, Përdoruesi pajtohet që të dhënat e tij personale të ndahen me personat e tretë të cilëve APOD u beson kryerje të shërbimeve të caktuara, si mirëmbajtje softuerike të Platformës dhe atë konkretisht në:
-Shoqërinë për tregti dhe shërbime HASELT SHPKNJP Shkup, me seli në rr. Majakovski 2/1 K 1/2, 1000 Shkup (në tekstin e mëtutjeshëm “HASELT”)
APOD ka lidhur marrëveshje me HASELT, me të cilin e obligon për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale në të cilat ka qasje dhe në cilëndo mënyrë i përpunon.
APOD e ruan të drejtën e zbulimit të të dhënave personale të Përdoruesve në rastet e parapar me ligj ose kur është e domosdoshme për udhëheqjen e procedurës gjyqësore ose për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tona.
Përdoruesit regjistrohen dhe hyjnë në Platformë dhe mund të qasen në të dhënat e tyre personale duke shënuar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin të cilin e krijojnë vetë. Fjalëkalimi duhet të ketë gjithsej 7 karaktere (përfshirë të paktën një numër dhe një shenjë të veçantë) dhe të jetë i njohur vetëm për Përdoruesin. Ju këshillojmë të mos e ndani fjalëkalimin tuaj me askënd. Na njoftoni menjëherë dhe ndryshoni fjalëkalimin tuaj nëse konsideroni se fjalëkalimi juaj është komprometuar në cilëndo mënyrë.
Mbrojtja e privatësisë së personave të mitur
Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë së të miturve është veçanërisht e rëndësishme për ne. Për këtë qëllim, përdorimi i kësaj Platforme është i ndaluar për personat nën moshën 18 vjeç. Me përdorimin e Platformës, deklaroni jeni person në moshë madhore se keni mbushur 18 dhe se kuptoni se duhet patjetër të keni 18 vjet për të krijuar një profil në Platformë dhe për të përdorur shërbimet që i ofron. Nëse mësojmë se një përdorues i regjistruar nuk ka mbushur 18 vjeç, do ta heqim menjëherë profilin dhe të dhënat që lidhen me të.
Lidhjet në faqet tjera të internetit
Kjo Politikë e privatësisë nuk i referohet vizitës suaj në faqet e tjera të internetit në të cilat ju qaseni përmes lidhjeve të vendosura në Platformën tonë. Ne nuk jemi përgjegjës për politikat ose përmbajtjen e faqeve të internetit në të cilat ka lidhje (linqe), as për çfarëdo transferimi të të dhënave që ka ndodhur në faqen e internetit në të cilën ka lidhje (link). Meqenëse vizita në faqet e internetit të palëve të treta është në rrezikun dhe përgjegjësinë tuaj, Ju këshillojmë të njoftoheni me Politikat e privatësisë së këtyre faqeve të internetit.
Ndryshime të Politikës së Privatësisë së të dhënave personale
Platforma e ruan të drejtën që në çdo kohë ta ndryshojë dhe përtërijë këtë Politikë të privatësisë. Gjatë ndryshimit të Politikës së privatësisë do ta rishikojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqe. Vizitojeni kohë pas kohe Politikën e privatësisë që të njoftoheni me ndryshimet eventuale.
Pranimi i kushteve
.Me qasjen dhe/ose përdorimin e kësaj Platforme, Ju deklaroni se jeni njoftuar dhe se i keni plotësuar dispozitat nga kjo Politikë e privatësisë dhe Rregullat dhe kushtet e përdorimit, përfshirë edhe ndryshimet e tyre të njëpasnjëshme dhe se jeni përgjegjës që kohë pas kohe ta kontrolloni përmbajtjen e tyre, si dhe se jepni pëlqim të qartë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ana e APOD.
Nëse nuk pajtoheni me këtë Politikë të privatësisë dhe/ose me Rregullat dhe kushtet e përdorimit, do t’ju lus që të mos qaseni dhe/ose përdorni Platformën tonë.
Kontakti në lidhje me Politikën e privatësisë së të dhënave personale
Nëse keni çfarëdo kërkese, pyetje ose propozime lidhur me këtë Politikë të privatësisë ose lidhur me mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e të dhënave Tuaja personale, Ju lusim që të na kontaktoni në:
Shoqëria për shërbime APOD SHPKNJP Gjevgjeli
Rr. Marshall Tito G.T.C. nr. 23, Gjevgjeli
E-пошта: info@thrivity.mk dhe/ose support@thrivity.mk
Oficer për mbrojtje të të dhënave personale: Marija Akimovska
Nëse na kontktoni, ne do t’Ju përgjigjemi në adresën e njëjtë nga e cila e kemi marrë kërkesën ose të cilën e keni cekur Ju. Adresa juaj nuk do të përdoret për asnjë qëllim përveç për t’ju përgjigjur shkresës Suaj. APOD mund t’i ruajë mesazhet e Përdoruesve që na i ka dërguar me qëllim për të shërbyer si dëshmi gjatë kontestit eventual.
Publikuar më datë: 14.07.2023